Gati 100 mijë euro shtesë për Prishtinën nga gjobat

Qytetarët paguan 616 gjoba

616 gjoba të paguara nga prishtinasit të cilët janë dënuar nga Inspektoriati, kanë bërë që buxheti i Komunës së Prishtinës të pasurohet me rreth 100 mijë euro të tjera.

Drejtori i Inspektoriatit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se falë këtyre gjobave buxheti i komunës është shtuar 99. 128 mijë euro.

Kjo shumë sipas Tahirit ka ardhur nga pagimi 616 gjobave. “Realizimi i të hyrave karshi planifikimit për këtë është 99%, katër muaj para përfundimit të vitit buxhetor.”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

Back to top button