Komisioni për krijimin e Tribunalit ka përmbyllur punën e vet

Komisioni për krijimin e Tribunalit ka përmbyllur punën e vet

Është finalizuar Propozim- Vendimi për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Siç ka njoftuar kryetari i Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit, Memli Krasniqi dokumenti do të procedohet në kuvend për votim.

“Si kryesues i këtij Komisioni, dëshiroj të falënderoj të gjithë anëtarët, nga të gjitha partitë politike, për punën e palodhshme dhe kontributin konstruktiv në finalizimin e Propozim – Vendimit, të cilin do ta procedojmë për votim në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit.
Dokumenti i harmonizuar është një bazë e mirë që Komisioni Shtetëror për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet e tjera të kryera nga Serbia në Kosovë të formohet shpejt dhe të bëjë një punë efikase në arritjen e qëllimit tonë për të sjellë drejtësi për viktimat e gjenocidit dhe krimeve të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë.”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi në Facebook.

Komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, për Muzeun e Gjenocidit, Memorialin e Dëbimit dhe caktimin e Ditës së Gjenocidit është u formuar pas iniciativës së Kryetarit të Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli./21Media