“Të largohem nga Milan nuk është e lehtë, por është një vendim që më duhej ta merrja"

“Të largohem nga Milan nuk është e lehtë, por është një vendim që më duhej ta merrja”

Milan nuk arriti që këtë sezon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, e për të po fajësohet trajneri Gennaro Gattusso.

Mirëpo, sot vet trajneri italian e ka konfirmuar edhe zyrtarisht largimin nga Milan.

Gattuso ka thënë se ishte i dhimbshëm largimi nga Milan. “Të largohem nga Milan nuk është e lehtë, por është një vendim që më duhej ta merrja. Është një zgjedhje e dhimbshme. Heq dorë nga dy vite kontratë? Po është e vërtetë, sepse marrëdhënia që unë kam me Milan nuk është çështje parash, por ndjenjash”, ka thënë Gattuso për ‘La Repubblica’.

Ai ka thënë se nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga Milan. “Nuk kam pasur një moment që e kam menduar largimin, por erdhi natyrshëm me kohë. Ishin 18 muaj të paharruar me një skuadër që nuk do të jetë kurrë si gjithë të tjerat.

Kështu tekniku italian heq dorë nga 5.5 milionë eurove që i takonin deri në fund të kontratës që do t’i skadonte në vitin 2021./kallxo