Rossonerët do të luajnë nesër ndeshjen e radhës në Serie A

Rossonerët do të luajnë nesër ndeshjen e radhës në Serie A

Dy humbje radhazi në dy ndeshjet e fundit, kanë vënë në dyshim pjesëmarrjen e Milanit në Ligën e Kampionëve, për sezonin tjetër, pasi kundërshtarët si Lazio dhe Atalanta janë afruar.

Në prag të sfidës së nesërme ndaj Udineses, trajneri Gennaro Gattuso ka folur rreth situatës në skuadër dhe ai është i bindur se lojtarët e tij do të reagojnë, për t’u kthyer sërish te fitoret.

Vijmë pas dy ndeshjeve ku kemi pësuar humbje, por ekipi është gjallë dhe mirë”, deklaroi Gattuso. “Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat jemi përballur, por nuk kemi vdekur si skuadër. Ilaçi për gjithçka janë fitoret”. “Gjithsesi, kam në kokë një ide ndryshe. Kjo është një ndeshje e rëndësishme, të cilën jemi të detyruar ta fitojmë. Duhet të futemi në fushë me dëshirë dhe qetësi”, theksoi ai.