Në recetë e veçantë

Në recetë e veçantë

Në ditën e dashurisë, nuk mjaftojnë vetëm dhuratat, por duhen edhe gatime të shijshme. Kjo ditë e veçantë meriton surpriza edhe në gatim.

Për partnerin apo partneren, ne kemi një ide. Si thoni sikur sonte në darkë t’i përgatisni një ëmbëlsirë vetëm me zemra?

Më poshtë ju mund të lexoni recetën e kësaj ëmbëlsire, dhe pse jo sonte në darkë ta shijoni së bashku më partnerin/partneren.

Përbërësit për dy veta:

• 2 filxhanë me luleshtrydhe të rrahura

• 1 qeskë e vogël xhelatinë pluhur, pa ngjyrë

• 4 lugë gjelle sheqer

• 1/2 gotëz konjak

1. Vendosini luleshtrydhet e rrahura së bashku me xhelatinën në një tigan të thellë të vogël, që të ngrohen ngadalë deri sa të shkrijë xhelatina. Shtoni sheqerin dhe konjakun. Përziejeni mirë dhe më pas zbrazeni përzierjen në një formëzuese zemrash të vogla. Lëreni në frigorifer të lidhet.

2. Kur xhelatina të jetë lidhur, zhyteni formëzuesen deri në buzë në ujë të nxehtë, në mënyrë që t’i nxirrni zemrat më lehtësisht nga formëzuesja në pjatë.