Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri ka thënë se me qeverisjen e partisë së saj do ta zhvillojnë ekonominë kosovare

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri ka thënë se me qeverisjen e partisë së saj do ta zhvillojnë ekonominë kosovare

Gaxherri ka deklaruar se plani i LDK-së për ekonominë do ta rrisë buxhetin e Republikës së Kosovës në 3 miliardë euro brenda një mandati, duke treguar edhe disa hapa se si do të bëhet kjo, shkruan rtv21.tv.

“LDK shquhet për program të mirë. Ne konsiderojmë që për një zhvillim ekonomik të vendit do të kemi buxhet të rritur në 3 miliardë euro. Këtë buxhet duhet të bëhet përmes zhbërjes së monopoleve, të programit të punësimit, pra 8 orë punë për punëtoret në sektorin privat, mbledhjes TVSH-së brenda vendi, fontin e investimeve”, ka thënë Gaxherri në Debat Pernime.

Duke folur për rritjen e punësimit dhe premtimin e ish-kryeministrit Isa Mustafa për 120 mijë vende të reja të punës, Gaxherri deklaroi se në atë qeveri janë punësuar 40 mijë persona përkundër gjendjes së keqe që ka qenë.

Vendet e punës ne sot nuk mund të ua themi sot saktë. Edhe në kohën e qeverisjes Mustafa ka pasur rrije të vendeve të punës. Situata në Kosovë nga qeverisja në Kosovë është zhgënjyese”, ka theksuar Gaxherri./21Media