Me jelekun e gazetarit të varur në litar dhe mikrofon të prangosur u protestua sot përballë Prokurorisë

Me jelekun e gazetarit të varur në litar dhe mikrofon të prangosur u protestua sot përballë Prokurorisë

Kjo protestë vjen pas padisë penale nga Prokuroria Themelore ndaj gazetarit Aleksandar Mitovski, i cili në gusht publikoi një pjesë të dëshmive të dhëna në prokurori për skandalin “Reket”.

Mikrofoni me pranga u la në hyrje të Prokurorisë, e cila, sipas Mitovskit, me paditë e saj dëshiron t’i hesht gazetarët.

Nga Prokuroria me të cilën drejton Lubomir Joveski, u marshua drejt Gjykatës Penale, raporton TV21

Por jo të gjithë e morën mundimin të marshojnë. Numri i protestuesve dukshëm u zvogëlua.

Rrugës u ndalua tek Prokuroria e krimeve të rënda për të pritur Katica Janevën e cila do të jepte dëshmi tek shefja e Krimeve të rënda Villma Ruskoska.

Duke qenë se po vonohej, vazhduan përpara, duke lënë prapa gazetarë dhe kameramanë në dritare duke pritur ndonjë pamje të Janevës së prangosur.

Ishte numër i vogël i atyre që marshuan deri tek gjykata, si i protestuesve po ashtu edhe i mediave.

Jeleku me mbishkrimin “PRESS” dhe prangat e plastikës u lanë në derë të penales, ndonëse pati përpjekje për t’i hequr nga aty.

Kjo protesta u organizuar nga Asociacioni maqedonas i Gazetarëve. Ndonëse edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e dënon vendimin e Prokurorisë për padi ndaj gazetarit, krerët e SHGM-së nuk u dukën në protestë.

Në lidhje me padinë ndaj Mitovskit, Prokuroria Themelore sot dërgoi sqarim se e njëjtë është ngritur për shkak të publikimit në internet të faqes së parë të dëshmisë së dhënë në prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Publikimi i këtyre të dhënave, sipas PTHP-së, përbëjnë mjaftueshëm informacion të fshehtë zyrtar, publikimi i të cilave është shkelje ligjore./21Media