"Jemi duke e jetuar një moment si në ëndërr"

“Jemi duke e jetuar një moment si në ëndërr”

Njëri ndër gazetarët më të zellshëm të Radiotelevizionit 21, Burim Zariqi, dje u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda u bekuan me një vajzë, që e pagëzuan me emrin Noa.

Zariqi i dedikoi një shkrim emocionues vajzës së tij, Noas, si dëshmi se sa të bekuar janë me ardhjen e saj në këtë jetë, shkruan rtv21.tv

“Edhe pse me një ditë vonesë po e bëjë këtë postim, por me qëllim e zgjodha ditën e heshtjes zgjedhore për të marrë vëmendje më të madhe. Më datë 04.10.2019 unë dhe Linda Bajramaj u bëm prindër për herë të parë. Zoti na gëzoi me një engjëll të cilën e quajtëm, NOA Zariqi. Noa dhe Linda gëzojnë shëndet të plotë, fal edhe stafit të QKUK-së, respektivisht departamentit të Gjinekologjisë! ps: Jemi duke e jetuar një moment si në ëndërr”, shkroi Zariqi në një postim në Facebook.

Burimi dhe Linda u martuan në vitin 2015./21Media