Mënyra se si ajo përballet dhe raporton ngjarjet e shumta është për t’u admiruar

Mënyra se si ajo përballet dhe raporton ngjarjet e shumta është për t’u admiruar

Një vajzë 10 vjeçare nga Palestina, Janna Jihad, pjesë e rrethit të gazetarëve është bërë shembulli më i mirë që tregon se nëse vërtet e dëshiron një gjë, vendi ku jeton dhe mosha nuk janë tregues i asgjëje.

Edhe pse shumë e re në moshë, Janna ka bërë zgjedhjen e saj me dëshirën për një Palestinë më të mirë.  Këtë rrugëtim drejt të vërtetës, ajo e mori pa u trembur që nga koha kur humbën jetën xhaxhai dhe shoku i saj.

Tani ajo ngre zërin për të gjithë fëmijët e vendit të saj me thirrje për drejtësi.

“Edhe fëmijët e Palestinës kanë të drejtën të edukohen, të kenë kujdes shëndetësor dhe të ndihen të lirë si të gjithë fëmijët e tjerë në mbarë botën”, thotë Janna.

Mediet e huaja kanë shkruar se mënyra se si ajo përballet dhe raporton ngjarjet e shumta kur izraelitët veprojnë kundra palestinezëve është për t’u admiruar./21Media