Gazetarja japoneze fiton gjyqin në rastin kundër dhunimit

Gazetarja Ito është bërë simbol i lëvizjes #MeToo,

Një gjykatë në Japoni ka urdhëruar një gazetar të profilit të lartë të paguajë 30,000 dollarë si dëm ndaj një gazetareje, që e ka akuzuar atë për dhunim.

Shiori Ito ka pretenduar se Noriyuki Yamaguchi e ka dhunuar atë më 2015, derisa ajo ka qenë pa vetëdije.

Prokurorët kanë thënë se nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të hapur rast penal, andaj Ito ka kërkuar rast civil.

Gazetarja Ito është bërë simbol i lëvizjes #MeToo, në një shtet ku njerëzit shumë rrallë raportojnë sulmet seksuale.

Lëvizja #MeToo (#Edheunë), ka zbuluar raste të keqtrajtimit seksual dhe sulmeve seksuale në disa industri.

“Jam shumë e lumtur”, ka thënë 30-vjeçarja, Ito, e cila ka mbajtur në duar mbishkrimin “fitore”, pas marrjes së vendimit.

Në një konferencë për media disa orë më vonë, Yamaguchi ka thënë se planifikon ta apelojë vendimin dhe ka mohuar sërish pretendimet kundër tij.

Sipas gazetares Ito, 53-vjeçari, Yamaguchi – që besohet se ka lidhje të ngushta me kryeministrin Shinzo Abe – e ka ftuar atë në darkë për të diskutuar një mundësi punësimi më 2015.

Ajo dyshon se i është dhënë drogë, duke mbetur pa vetëdije, ndërkohë që ai e ka dhunuar.

Ito në atë kohë ka qenë praktikante në agjencinë e lajmeve Reuters, derisa Yamaguchi, shef i byrosë në Uashington për kompaninë mediale, Sistemi Transmetues i Tokios./Rel

Back to top button