Zbuloi kancerin e gjirit gjatë transmetimit live në Facebook

Zbuloi kancerin e gjirit gjatë transmetimit live në Facebook

Gazetarja amerikane diagnostifikohet me kancer të gjirit gjatë një emisioni live.

Ali Meyer, gazetare amerikane kishte shkuar të bënte mamografinë në prani të kamerave në mënyrë që t’i ndihmonte grave të sensibilizoheshin dhe t’i kryenin kontrollat e gjirit.

Por, nuk shkoi ashtu siç kishte pritur gazetarja. Gjatë kontrollës që bëri rezultoi se nëna e katër fëmijëve kishte qeliza kanceroze në gjoksin e saj të djathtë.

Edhe pasi e mori lajmin, gazetarja vazhdoi transmetonin live ashtu duke qarë, transmeton rtv21.tv.

Ajo ka hequr gjirin e saj të djathë dhe tani është shëruar nga kanceri. Por, ajo ka një mesazh për gratë.

Unë kurrë nuk do të ndalem të bëj mamografi. Unë kurrë nuk do të ndalem duke u thënë grave të kujdesen për trupat e tyre dhe të planifikojnë mamografinë e tyre”, tha 41 vjeçarja.

Momentet e frikshme të jetës së Ali Meyer u transmetuan në mënyrë që gjithë bota ta shihte./21Media