Morena me këngë në gjuhën turke

Morena me këngë në gjuhën turke

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku e cila ka një kohë të gjatë që po qëndron në Turqi, ka arritur që të rrëmbej vëmendjen e shtypit atje, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Morena ka publikuar fotografi të disa gazetave që kanë bërë shkrime për të.

“Këngëtarja kosovare Morena Taraku do të zhvendoset në Turqi. Këngëtarja e cila ka marrë vendim që të qëndrojë në Stamboll, do ta vazhdojë aty edhe punën”, shkruhet për Morenën.

Morena ka treguar se ka në plan një këngë në gjuhën turke dhe se po punon me një person shumë të rëndësishëm.

Sa i përket projekteve muzikore, Morena ka paralajmëruar që së shpejti do të publikohet “Montana” që është në bashkëpunim me reperin e njohur, Jalal Oba.

“Dashni” është projekti i fundit muzikor i Morenës që është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar në dhjetor dhe deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media