Gazmend Muhaxheri shpallet i pafajshëm

Apeli e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Pejës

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Pejës që kishte hedhur poshtë aktakuzën ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri akuzohej se në cilësinë e kryetarit të komunës refuzoi të zbatojë vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës së Apelit që e obligonte atë që ta kthejë në vendin e punës Hysni Selmanajn, ish-Drejtor i Auditimit të Brendshëm në komunën e Pejës.

Hysni Selmanaj, e quajti ‘politik’ vendimin e Gjykatës në Pejë që ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj Muhaxherit.

Selmanaj është ndarë i pakënaqur me këtë vendim ndërsa ia përmendi gjyqtarit të rastit, Sejdi Blakaj, edhe punësimin e vajzës së tij si arsimtare në një shkollë të Pejës.

Kur është pyetur nga kallxo për pretendimet e Selmanajt për punësimin e vajzës së tij, Blakaj i hodhi poshtë akuzat./kallxo

Back to top button