Mjekët në QKUK bëjnë një ndërhyrje jo shumë të zakonshme

Mjekët në QKUK bëjnë një ndërhyrje jo shumë të zakonshme

Mjekët Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë një ndërhyrje jo shumë të zakonshme.

Një person si duket e gëlltiti prerësen e thonjëve, dhe për këtë është dashur një intervenim i mjekëve të QKUK-së, intervenim ky, i cili u krye me sukses.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, gastroenterologum Skender Talaku.

Largimi i trupit te huaj (brisk i thonjeve) ne Kliniken e Gastroenterologjise nga ekipi kujdestar i Klinikes se Gastroenterologjise i perbere nga Dr. Sci. Skender Telaku, dr. Hekuran Dibrani dhe nga jnf. Nalan Burniku Aliu”, ka shkruar ai krahas disa fotografive në llogarinë e tij në Facebook. /21Media 

Talaku, për emisionin “Prite te Gjelbrën” tregoi se mjeti nga organizimi i pacientit është larguar përmes metodës endoskopike. Sipas tij, ky rast nuk është i pari në QKUK.

Mjeku ka treguar se gjendja e pacinetit tani është mirë dhe ai është liruar nga spitali. /21Media