Gena solidarizohet me të prekurit e tërmetit

Gena solidarizohet me të prekurit e tërmetit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Gena po u qëndron pranë shqiptarëve në këto ditë të vështira. Gena dhuroi mbi 12 mijë euro për të prekurit nga tërmeti, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

@genalito_official sapo dhuroj 15 milionë Lekë ( 12.222€) për fondin e shtëpive! Zoti të shpërbleftë vlla! @fundjavendryshe

A post shared by FUNDJAVË NDRYSHE ® (@fundjavendryshe) on

Strehim dhe ndihma tjera gjatë këtyre dy ditëve për Shqipërinë kanë ofruar edhe emra të njohur të skenës sonë.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të 26 nëntorit, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia./21Media