Një fotografi e bukur e çiftit

Një fotografi e bukur e çiftit

Këngëtari Gena është ndër emrat më të njohur që ka skena muzikore. U bënë vite që kur ai iu bashkua skenës dhe njihet si një ndër artistët më të përkushtuar në profesionin e tij.

Përveç si një artist mjaft i zoti, ai njihet edhe si një bashkëshort e baba shembullor. Ai dhe bashkëshortja e tij, Lori kanë mbi 10 vjet martesë, por dashuria e tyre veç se po rritet dita-ditës.

Në disa intervista ai kishte treguar se me të u njohën në Shqipëri. Po ashtu, kishte rrëfyer se ani pse janë dy tipa të kundërt nga njëri-tjetri, përshtaten shumë mirë me njëri-tjetrin, shkruan rtv21.tv

Gruaja e tij së fundi publikoi një fotografi me të, ku duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Ndryshe, Gena ishte i martuar edhe më herët. Nga martesa e parë ka dy vajza./21Media