Gena solli fotografi nga shesh-xhirimet e klipit

Gena solli fotografi nga shesh-xhirimet e klipit

Këngëtari i njohur i skenës, Gena njoftoi se së shpejti do ta sjellë një projekt të ri muzikor. Këtë e bëri të ditur përmes disa storieve në Instagram, mirëpo nuk dha ndonjë detaj rreth këtij projekti. Artisti publikoi fotografi nga shesh-xhirimet e klipit, transmeton rtv21.tv

“Thuam’ po” mban titullin projekti i tij i fundit, që e ka sjellë në bashkëpunim me Eranda Libohovën. Kënga u publikua më 7 nëntor dhe numëron mbi 500 mijë klikime në YouTube./21Media