Çifti pushon në një vend përrallor

Çifti pushon në një vend përrallor

Vera është koha e pushimeve, shumë njerëz përzgjedhin vendet bregdetare për të pushuar gjatë muajve të kësaj stine.

Pushimet padyshim kanë impakt pozitiv në spektrin emocional të njeriut. Në fakt, një studim i kryer nga Shoqata e Udhëtimit të SHBA-ve zbuloi se një pushim me një njeri të dashur mund të ndihmojë në thellimin e lidhjes suaj me ta jashtëzakonisht.

Një pushim me njeriun më të dashur për të, ka përzgjedhur ta bëjë edhe këngëtari i njohur Gena. Ai po pushon në një vend përrallor së bashku me bashkëshorten e tij Lorin, shkruan rtv21.tv

Kjo e fundit ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi përkrah Genës. Çifti janë shfaqur të buzëqeshur teksa kanë pozuar së bashku.

Ndryshe, Gena është një nga këngëtarët më të paguar në trojet shqiptare, ndërsa Lori menaxhon karrierën e tij./21Media