"Furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen"

“Furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen”

Rep artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj ka paralajmëruar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Aurela Gaçe.

Kënga titullohet “Adrenalinë” dhe pritet që të publikohet nesër në ora 14:00, shkruan rtv21.tv

“Të Martën ora 14:00. Furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen. Mos thoni që sju thashë. “Adrenalinë” në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Kujdes !!! Kjo kangë i then xhamat po nuk patet kujdes me nivelin e zanit”, ka shkruar Genci në Instagram.

Ky është bashkëpunimi i parë i Gencit dhe Aurelës, ndërsa mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./21Media