"Orhidea" publikohet javën e ardhshme

“Orhidea” publikohet javën e ardhshme

Dy artistët e njohur shqiptarë, Genc Prelvukaj dhe Estto kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor që mbanë emrin “Orhidea”.

Këtë artistët e kanë bërë përmes rrjetit social, Instagram ku numërojnë mijëra ndjekës, përcjell rtv21.tv

Dicka e re po vjen…. feat @estto” dhe “N’xhirime”, ishin mbishkrimet që janë vendosur në dy imazhe të publikuara nga Genci.

Asnjëri nga artistët nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çka kanë përgatitur ata për publikun.

Kujtojmë që “Lule e bores” është projekti i fundit muzikor i Genc Prelvukajt që është publikuar më 20 mars dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime. Ndërsa, projekti i fundit muzikor i Esttos është “Dashuri”, në bashkëpunim me NRG Band, e cila është publikuar më 5 maj dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media