Përveç strehimit do iu sigurohet edhe ushqimi

Përveç strehimit do iu sigurohet edhe ushqimi

Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, pas tërmetit që ndodhi sot në Durrës ka ofruar shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës në Mal të Zi për familjet që janë prekur nga ky tërmet.

Genci ka bërë të ditur se në shtëpinë e tij mund të vendosen dy familje, e bashkë me strehimin do ju sigurohet edhe ushqimi.

Reperi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Ju njerez te mire ne Shqiperi. Nese njihni familje qe kane nevoje te strehohen, kane mbetur pa kulm mbi koke, nga termeti i sotem, une kam nje shtepi ne Martinaj te Plaves ne Mal te Zi, ne te cilen mund te vendosen 2 familje. Bashke me shtepine do te sigurojme edhe ushqimet, ngrohje dhe cdo gje tjeter te nevojshme”, ka shkruar Genci.

Deri më tani është raportuar se 21 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga tërmeti që goditi sot Shqipërinë./21Media