Fytyra e Enit kudo me Gencin

Fytyra e Enit kudo me Gencin

Me gjithë dashurinë e madhe që ka për personin e zemrës, reperi Genc Prelvukaj ka zgjedhur që fytyën e Eni Koçit ta ketë edhe në një pjesë të trupit. Prelvukaj ka bërë tatuazh fytyrën e këngëtares së njohur shqiptare në dorën e djathtë, shkruan rtv21.tv

Kjo shihet në një video të hedhur sot në instagram, në të cilën shihet se Genci dhe Eni do të jenë mysafirë sonte në emisionin “Xing me Ermalin” në Shqipëri.

Ndonëse për një kohë të gjatë janë përfolur, Eni dhe Genc lidhjen nuk ka shumë kohë që e kanë konfirmuar, e njëjtë kanë vepruar edhe për fejesën, ata janë fejuar në muajin nëntor të vitit 2018 dhe këtë e kanë bërë të ditur dje përmes fotografive të publikuara profilet e tyre në rrjetin social Instagram. 

“Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, më të bukurën time. 03.11.2018. Eni Koci po mendonte se skena u ndërtua për photoshooting”, ka shkruar Genci krahas fotove ku shihet duke i propozuar Enit.

Ndryshe, Genci dhe Eni lidhjen e tyre e kanë konfirmuar në muajin janar./21Media