"Shpirtin e zi", kënga e re e Gencit

“Shpirtin e zi”, kënga e re e Gencit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Genc Prelvukaj së shpejti do ta sjellë projektin e radhës. Lajmin e gëzueshëm për fansat e ndau përmes një postimi në Instagram, ku nuk dha shumë detaje rreth projektit të ri. Vetëm i njoftoi fansat se videoprojekti mban titullin “Shpirtin e zi”, transmeton rtv21.tv

“Dicka e mire po vjen. Pike. Kange qe keni me e ndegju mbi 20 vjet. “Shpirtin e zi “. Shume shpejt….”, shkroi ai krahas fotografisë.

Genc Prelvukaj është këngëtar, autor këngësh dhe producent shumë i njohur. Hapat e parë në muzikë i nisi si pjesëtar i grupit “Etnon”, që pati sukses të jashtëzakonshëm.

“Dilema” është projekti i fundit i tij, që e publikoi në muajin gusht. Numëron mbi 9 milionë klikime./21Media