Ditë e veçantë për Gencin

Ditë e veçantë për Gencin

Është shumë gjatë pjesë e skenës muzikore. Njihet për hite të shumta të cilat i publikoi si anëtar i rep grupit Etno Engjujt, por kohëve të fundit ka sjellë duete edhe më këngëtarë të tjerë të estradës. E jo vetëm kaq, ai ka prodhuar edhe shumë këngë për të tjerët, shkruan rtv21.tv

Po kuptohet që fjala është për reperin e njohur Genc Prelvukaj, i cili sot feston ditëlindjen. Për këtë ka shkruar dhe në Instagram ku ka njoftuar ndjekësit e tij “Ditelindja ime eshte sot.
Ti mbledhim urimet ketu, me nje vend 😂 E di qe sdo te kem mundesine ti kthej vec e vec por secilin e vleresoj dhe e marr me miresi. Ju falenderoj paraprakisht”, thuhet në postim. Ndërkohë nuk mungojnë as urimet e fansave të tij.

Prelvukaj u lind më 16 korrik të vitit 1981, pra sot mbush plot 36 vjet jetë. E siç u cek edhe më lartë për gjatë këtyre viteve Genci bart mbi supe një karrierë të bujshme muzikore. Së fundmi ai ka realizuar edhe dy projekte njërin në bashkëpunim me Mimoza Shkodrën kurse tjetrin me Greta Koçin.

Por, Genci është i angazhuar edhe në politikë, aktualisht është këshilltar i Ministirt të Kulturës Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës dhe mbulon fushën e rinisë dhe të drejtave autoriale./21Media