Genci aktiv në rrjete sociale

Genci aktiv në rrjete sociale

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë ndër çiftet më të njohura dhe të dashura për publikun. Ata janë mjaft aktiv në rrjete sociale, ku numërojnë shumë ndjekës.

Pak minuta më parë, Genci publikoi në instagram një imazh, ku shihet duke pikturuar.

Krahas imazhit të publikuar për 146 mijë ndjekësit e tij në instagram, ai bëri të ditur se e fejuara e tij, Eni e ka marrë në xhirime të videoklipit të saj me zor.

“Kur te merr @enikociiii ne xhirim te videospotit te saj te ri me zor
Sidoqofte jom nifare piktori edhe une”, shkroi Genci krahas postimit.

Reperi është i fejuar me këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçin. Ata fejesën e kanë realizuar në muajin nëntor të vitit 2018, megjithatë, për dasmë ende nuk ka data, së paku jo publikisht!

Kujtojmë që projekti i fundit i Gencit është “Dilema”, i cili është publikuar 05 gusht dhe deri tani në Youtube ka rreth 4 milionë klikime./21Media