Kjo pasaportë në shtëpinë e këngëtarit ka munguar 100 vjet

Kjo pasaportë në shtëpinë e këngëtarit ka munguar 100 vjet

Këngëtari i mirënjohur, Genc Prelvukaj sot mori pasaportën e Shqipërisë. Këtë e bëri të ditur këngëtari para pak minutash për 146 mijë ndjekësit e tij në instagram.

Ai u shpreh se me zemër ka qenë çdoherë qytetar i saj, derisa sot është edhe me dokumente, shkruan rtv21.tv

Ne shtepine tone ky dokument mungoi per 100 vite rresht. I fundit qe e kishte, ishte stergjyshi Mehmeti.
Per mua, ky nuk eshte vetem dokument udhetimi, eshte dicka me shume, eshte shpirterore. E kam dashur Shqiperine si femije dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Eshte kultura e trasheguar ne shtepi me shekuj. Shume nga paraardhesit e mi kane rene ne fushebeteje per Shqiperine dhe ne jemi edukuar ne ate fryme.
Kam qene cdohere qytetar i saj, me emocion dhe zemer ndersa nga sot jam edhe me dokumentet e saj.
Sot kam marre pasaporten e Republikes se Shqiperise.”, shkroi Prelvukaj në instgram.

Reperi pritet ta marrë edhe nusen nga Shqipëria. Ai është i fejuar me këngëtaren Eni Koçi.  Fejesën e kanë realizuar në muajin nëntor të vitit 2018, megjithëkëtë për dasme ende nuk ka data së paku jo publikisht!

Kujtojmë që projekti i fundit i Gencit është “Dilema”, i cili është publikuar 05 gusht dhe deri tani në Youtube ka mbi 3 milionë klikime./21Media