Reagimi i ministres

Reagimi i ministres

Dikush ka hapur një llogari të rrejshme në Twitter në emër të ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, dhe të njëjtën e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rrejshme për vdekjen e Ismail Kadares.

Dumoshi nëpërmjet një shkrimi në Facebook, njoftoi se ajo nuk ka asnjë llogari në Twitter, duke treguar poashtu se rastin do ta paraqes në Policinë e Kosovës.

Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim”, shkroi ministrja./21Media