Gent Cakaj uron Glauk Konjufcën për detyrën e re

Cakaj falënderon Pacollin

Nëpërmjet një bisede telefonike, ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka uruar ministrin e ri të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufcën, për detyrën e tij të re.

Cakaj njoftoi se kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve.

Në shkrimin e tij në Facebook, Cakaj nuk kurseu as lëvdatat për ish-ministrin Behgjet Pacolli.

Dua të falënderoj nga zemra për sjelljen shumë bashkëpunuese e korrekte e kontributin e tij të vyer për shqiptarët kudo ndodhen. Z. Pacolli ka bërë një punë të palodhshme për shtimin e numrit të njohjeve të Kosovës dhe ruajtjes së njohjeve ekzistuese. Për më shumë, ai ka punuar me përkushtim për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve tona”, shkroi ministri shqiptar./21Media

Back to top button