Reperi në pushime

Reperi në pushime

Njëri ndër reperat më të njohur të showbiz-it vendor padyshim se është edhe Gent Fatali. Ai tash e sa ditë po qëndron në Turqi dhe po shijon çaste të bukura atje.

Ai poston fotografi nga momentet e bukura të jetës së tij. Reperi ka postuar një foto të një çaj rusit në Stamboll duke shkruar “ i 70-ti”. Edhe reperi po duket se e shijon shumë çajin, shkruan rtv21.tv.

Se a i pinë 70 çaja në ditë, nuk dihet por kjo lë të kuptohet se Genti ose është duke i shijuar pushimet në Turqi apo është duke ardhur ndonjë projekt i ri nga reperi. Ai tash e një kohë po gëzon suksese në skenën muzikore.

Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtarit titullohet “Diamanta” ku numëron më shumë se 435 mijë klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media