"Diamanta" do të publikohet së shpejti

“Diamanta” do të publikohet së shpejti

Reperi i njohur shqiptar, Gent Fatali, është shumë aktiv me projekte muzikore. Përveç “Ma Jolie” dhe “Pak ma afër”, që janë projektet paraprake të artistit dhe që rezultuan mjaft të suksesshme, reperi ka edhe një befasi për ju.

Ai bëri të ditur se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, që do të publikohet së shpejti. Në rrjetin social Instagram, ku artisti numëron mbi 78 mijë ndjekës, ndau pamje nga klipi, i cili siç duket po xhirohet në Shqipëri.

Kënga mban titullin “Diamanta”, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

💎 DIAMANTA 💎 COMING SOON 💣

A post shared by G e n t F a t a l i (@gentfatali) on

Kujtojmë se projekti i tij i fundit me titull “Pak ma afer”, u publikua më 21 qershor. Për tekstin e këngës është përkujdesur vet Genti, ndërsa producent është Apollo. Kënga është shoqëruar edhe me videoklip të realizuar nga Max Production./21Media