Genta e dashuruar kokë e këmbë

Genta e dashuruar kokë e këmbë

Artistja e mirënjohur shqiptare, Genta Ismajli vitin 2019 e mbylli si është më së miri duke filluar lidhjen e dashurisë me personin e zemrës së saj. Por, Genta ka vendosur që personin për ta kaluar jetën ta zgjedhin jo shqiptar pasi që, zemren e Gentës e rrëmbeu biznesmeni turk, Hysein Usta.

Që nga konfirmimi i lidhjes 35 vjeçarja në asnjë moment nuk heziton ta shpreh dashurinë e madhe që e ka për Hyseinin, shkruan rtv21.tv

Kështu ka vepruar edhe me fotografitë e fundit që ajo i ka publikuar në Instagram përmes të cilave është shprehur se dashuria e tyre është më e preferuar për të.

“Çdo histori e dashurisë është e bukur por e jona është e preferuara ime”, ka shkruar Genta në Instagram.

Përveç publikimit të fotografive të përbashkëta Genta për fansat e saj publike i bënë edhe dhuratat e shumta që i pranon nga i dashuri i saj./ 21Media