I dashuri i ka bërë dhurata të shumta Gentës

I dashuri i ka bërë dhurata të shumta Gentës

Këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli së fundmi ka marrë vëmendje nga mediat rozë pas konfirmimit të lidhjes me biznesmenin turk, Hysein Usta.

Nga ky i fundit, Genta së fundmi siç duket është surprizuar me dhurata të shumta të markave të njohura, shkruan rtv21.tv

E lumtur pranë dhuratave të shtrenjta, këngëtarja ka falënderuar të dashurin përmes postimeve në instagram. Artistja në instagram, ku numëron 420 mijë ndjekës sot ka publikuar një imazh, teksa shihet e lumtur pranë dhuratave.

“Dashuria ime, ju jeni i mahnitshëm. Për të gjitha dhuratat e mia të bukura për Krishtlinde. Gëzuar festat e të gjithëve #Spoilyourlovedones #Withlove #andlouisvuitton”, ka shkruar Genta.

Kujtojmë që, së fundmi Genta ka  fituar çmimin e “Dueti më i mirë i vitit”, me bashkëpunimin e saj me Eypio-n, në eventin “Altın Kanat Ödülleri”, në Turqi. Ajo ka mahnitur edhe me performancën e saj, me ç’rast ka tërhequr vëmendjen me vallëzimin e saj. Genta, po ashtu ka kënduar hitin e saj “Shake it”, gjatë natës dhe i ka bërë përshtypje të gjithëve, me ç’rast ka marrë vëmendjen edhe të mediave turke./21Media