Genta tregon ëmbëlsirën e saj të preferuar

Genta tregon ëmbëlsirën e saj të preferuar

Rrjetet sociale na kanë mundësuar të njohim kultura të shteteve të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe kulturën e ushqimit.

Turqia një vend mjaft i dashur për popullin shqiptar, ka kuzhinierë që janë bërë të njohur edhe në Kosovë falë aftësive të tyre në kuzhinë, shkruan rtv21.tv

Një ndër ta është Burak Ozdemir, i cili ka mbi 13 milionë ndjekës në Instagram dhe është kuzhinieri i preferuar i presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Këngëtarja Genta Ismaili gjatë qëndrimit të saj në Turqi është takuar me Burakun. Ajo ka publikuar disa postime në rrjetet sociale, teksa shihet duke përgatitur bashkë me të Kunefe – një ëmbëlsirë tradicionale e Lindjes së Mesme.

Me më të mirin CZN Burak. Faleminderit për të gjitha. Kunefe është jetë”, ka shkruar Genta.

 

 

View this post on Instagram

 

With the amazing @cznburak. Thank you for everything. Kunefe is life 😋

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

Kujtojmë se këngëtarja javë më parë ka konfirmuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta./21Media