Mësohet emri i artisti turk me të cilin Genta po bashkëpunon

Mësohet emri i artisti turk me të cilin Genta po bashkëpunon

Në muajin tetor, këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismaili kishte paralajmëruar se është duke punuar për projektin e saj të ri, i cili do jetë me njërin prej artistëve turk.

Me këtë paralajmërim Genta zuri vend edhe në mediat turke, por duke mos e treguar emrin e artistit.

Kurse, tani Genta përmes një postimi në Instagram ka konfirmuar se ajo së shpejti do ta sjellë bashkëpunimin me reperin Abdurrahim Akça, i njohur për publikun si Eypio.

“Po ky lajm është i vërtetë. Unë dhe Eypio do të vijmë me një bashkëpunim”, ka shkruar Genta poshtë fotografisë së shkëputur nga një artikull në një prej gazetave turke.

 

View this post on Instagram

 

YES, THE NEWS IS TRUE. ME AND THE AMAZING @eypio COMING OUT WITH A DUET TOGETHER 🇽🇰🇹🇷🇦🇱

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

 Eypio gjatë karrierës së tij numëron një numër të madhë të projekteve si solo ashtu edhe bashkëpunime. Reperi që nga viti 2009 në Stamboll ka hapur studion e tij me emrin  A.P.O.

Lidhja e Gentës me Turqinë tashmë është më e fortë për arysen se ajo është në lidhje me biznismenin turk, Huseyin Usta. /21Media