Ministri i Arsimit priti në takim Genta Ismajlin

Ministri i Arsimit priti në takim Genta Ismajlin

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim këngëtaren e njohur,  Genta Ismajli, me të cilën kanë diskutuar mundësinë e inicimit të projektit kundër gjuhës ngacmuese të fëmijëve nëpër shkolla.

“MAShT mikëpret projekte të tilla të cilat kanë për qëllim vetdijësimin e fëmijëve dhe të rinjëve kundër dhunës, dhe njëherit përgëzon znj.Ismaili për iniciativën e këtij projekti”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Edhe këngëtarja, Genta Ismajli përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar projektet të reja në bashkëpunim me MASHT.

“Kënaqësi të isha në takim sot me Ministrin e MASHT z. Shyqyri Bytyqi. Shumë shpejt me projekte të reja”, ka shkruar Genta në Instagram.

Kujtojmë që projekti i fundit i Gentës është “Zjarr”, i cili është publikuar më 30 mars dhe deri tani në Youtube mbi një milion klikime./21Media