Genta dhe Usta drejt martesës

Genta dhe Usta drejt martesës

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Genta Ismajli tash e pesë muaj është duke shijuar dashurinë me të dashurin e saj, Hysein Usta-n, i cili ia ka rrëmbyer zemrën artistes.

Ajo së fundmi, gjatë një interviste tregoi se Ustën e ka takuar rastësisht në një restaurant dhe u shpreh që ka qenë dashuri në shikim të parë.

Genta dhe biznesmeni turk lidhjen e tyre janë duke e vazhduar drejt martesës. “Me m’ba këngëtare, une këngëtare jom, a nuse te shohim”, tha Genta, duke qeshur.

Artistja nga Kosova mendon të bëhet edhe nënë, epitet për të cilin tha se është duke menduar dhe gjithë ka menduar të bëhet nënë. “Është një nga dëshirat e mia shumë të mëdha”, shtoi Genta.

Ajo e pyeti personin e zemrës dhe a dëshiron që bebja të jetë vajzë apo djalë, ndërsa Usta ia ktheu që vetëm të jetë i shëndoshë.

Kujtojmë që, përveç publikimit të fotografive të përbashkëta, Genta për fansat e saj publike i bënë edhe dhuratat e shumta që i pranon nga i dashuri i saj./21Media