Genta së shpejti me projekt të ri

Genta së shpejti me projekt të ri

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Genta Ismajli është në përgatitje të projektit të ri. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një fotografie në Instagram, ku ndër tjerash njoftoi se po sjellë diçka shumë të veçantë.

“Diçka speciale po vjen së shpejti”, shkroi ajo, transmeton rtv21.tv

Megjithatë artistja nuk dha ndonjë detaj rreth këngës së re. Mbetet të shihet se cila do të jetë befasia e saj për fansat./21Media