Georgina ka treguar stomakun e saj të fryrë

Georgina ka treguar stomakun e saj të fryrë

E dashura shtatzënë e Ronaldos, Georgina Rodriguez, është parë e veshur në rroba me ngjyrë të zezë, ndërsa drejtohet për në shtëpi nga Ibiza me të birin e Cristiano Rolandos.

Ajo ka konfirmuar se pret një fëmijë me yllin portugez, i cili do të jetë fëmija i katërt i Ronaldos.

Georgina është treguar serish e bukur pavarësisht shtatzënisë derisa lëshon Ibiza së bashku me djalin e futbollistit portugez Cristiano Junior (7).

Zeshkania e bukur, ka treguar stomakun e saj të fryrë, e veshur në fustan të zi, derisa relaksohet me të birin e Ronaldos në aeroportin e Ibiza, para nisjes për në shtëpi.

Ndryshe, Georgina dhe Cristiano filluan lidhjen e tyre  vitin e kaluar.