Georgina rrëfen për takimin e parë me yllin e Juventusit

Georgina rrëfen për takimin e parë me yllin e Juventusit

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos ka folur së fundmi për takimin e parë me futbollistin.

Ajo për DailyStar tha se vëmendjen 35 vjeçari ia mori me trupin dhe bukurinë e tij.

Dridhesha para tij, por shkëndija ishte ndezur. Jam shumë e turpshme dhe ndoshta kjo më shqetësonte, për më shumë kur ndodhesha para një personi me një dukje të veçantë që më preku në thellësi. Më pas, mënyra si Cristiano më trajton, si kujdeset për mua dhe më do, ka mbuluar gjithçka tjetër”, tha Georgina, duke shtuar se Cristiano është i vetmi person që mund ta emocionojë gjatë një ndeshjeje.

Në fund, bukuroshja 26 vjeçare theksoi se është me fat që është partnerja e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave./21Media