Geret: Ajo që ndodh në parlament nuk i shërben demokracisë

Ambasadori Geret theksoi se Mbretëria e bashkuar çdo herë  i ka dhënë mbështetje të fortë Maqedonisë

 Ambasadori britanik Carls Geret theksoi se zhvillimet aktuale në Parlamentin e Maqedonisë nuk i shërbejnë zhvillimeve demokratike. Ata rrënojë kredibilitetin e institucioneve brenda dhe jashtë vendit” tha Geret.

Asociacioni Most  prezantoi raportin e parë nga monitorimi i punës së Kuvendit të RM-së. Në këtë konferencë ku pjesëmarrës ishte edhe Ambasadori Geret theksoi se me këtë projekt Parlamenti e përforcon angazhimin më qytetarët dhe me shoqërinë civile për të mirën e të gjithëve.

Ambasadori britanik gjithashtu theksoi se Mbretëria e bashkuar çdo herë  i ka dhënë mbështetje të fortë Maqedonisë më shumë se dy dekada në përforcimin e Demokracisë, ai siguroi se do të vazhdojë partneriteti ndërmjet dy vendeve./21Media

Back to top button