Sipas Gerrardit, Mourinho e donte atë te Chelsea

Sipas Gerrardit, Mourinho e donte atë te Chelsea

Mund të kishte qenë Real Madrid në fatin e Steven Gerrard, simboli i Liverpool-it nga 1998-ta deri në 2015-ën dhe trajneri aktual i Gloasgow Rangers.

Në më shumë se një rast, në fakt, Los Blancos kanë kërkuar të sigurojnë shërbimet e ish-mesfushorit, ndonjëherë edhe në mënyrë aspak të ndershme.

Këtë e ka zbuluar vetë Gerrard gjatë The Greatest Game: “Real-i donte që unë të bëja një luftë me Liverpool-in për të më marrë, do të kishte qenë mënyra e vetme për mua që të largohesha nga Të Kuqtë”, ka thënë anglezi.

“Mourinho më donte te Chelsea. Besoj se do të kishte qenë një gjë fantastike të stërvitesha nga ai në Champions League te Real Madrid“, përfundoi ai.