Gërxhaliu: MSA mundësi për Kosovën e cila duhet të shfrytëzohet

Gërxhaliu thotë se MSA hapë prespektivë

Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu në emisionin “Click”, në RTv 21, tha se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim sa i përket proceseve ekonomike është një mundësi për Kosovën e cila duhet të shfrytëzohet.

Sipas tij MSA hapë perspektivë por, vetëm nëse Kosova i ka kriteret dhe standartet për një treg të ri evropian.

“Ballkani Perëndimor me Kroacinë ka përfarësisht 19- 20 milionë banorë dhe në vitin 2018 të gjitha këto shtete kanë pasur 80 miliardë eksport dhe në 80 miliardë eksport të këtyre shteteve, Kosova ka pasur 350 milionë euro. Austria ka 9 milionë qytetarë në vitin 2018 ka pasur eksport 160 miliardë dhe në këtë drejtim paramendoni sa qenka i rëndësishëm tregu evropian.”, tha ndër tjerash Gërxhaliu./21Media

Back to top button