Gërxhaliu: Rritja e pagave, grusht i rëndë për Kosovën

Sot është Ditës Ndërkombëtare Kundër Varfërisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se paralajmërimi për rritje të pagave në sektorin publik është grusht i rëndë për Kosovën pasi, sipas tij, kjo do ta thellojë hendekun e varfërisë si dhe do të jetë diskriminuese në raport me sektorin privat.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, me rastin 17 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Varfërisë, Gërxhaliu ka thënë se në Kosovë ka shkallë të lartë të varfërisë ekstreme dhe të papunësisë shkaku i politikave diskriminuese.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim.

Back to top button