Getinjo i shkruan koment Taynës

Getinjo i shkruan koment Taynës

Artistët e njohur, Mozzik dhe Tayna sot kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor. “Edhe ti” titullohet kënga të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Tayna pas publikimit të këngës, në Instagram i ka publikuar disa foto të shkëputura nga xhirimet përmes të cilave i ka pyetur fansat se a ju ka pëlqyer kënga.

Vëmendje ka rrëmbyer komenti i Getinjos, i cili si në shaka i ka thënë Taynës se është një fans i flaktë i saj.

“Tayna jam një fans i flakt. Përshëndetje nga Nigeria, e dua Shqipërinë”, ka shkruar Getinjo.

“Edhe ti” është bashkëpunimi i parë i dyshes së njohur, që pritet të jetë një hit. /21Media