Festë në familjen e vëllezërve Aliu

Festë në familjen e vëllezërve Aliu

Në familjen e dy reperëve Mozzik dhe Getinjo sot ka festë pasi që ky i fundit sot feston ditëlindjen.

Getinjo mbush 28 vjet dhe ai ka pranuar urime nga fansat e tij , por nuk ka munguar edhe një special nga vëllai i tij, Mozzik, i cili ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

“Urime datëlindja vllau im i vetmi e i  vërtetë. Zoti na dhashtë shëndet e sukses s’bashku,  Të Dua “, ka shkruar Mozzik në Instagram.

Getinjo është njëri prej reperëve më të suksesshëm, i cili karrierën e ka filluar shumë herët dhe deri më tani kanë sjell një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh me emra të njohur.

Gjatë viteve sa ai është në skenë nuk kanë munguar edhe bashkëpunimet me vëllain e tij Mozzik.

Dyshja vazhdojnë të punojnë ndaras, por që shpesh herë në koncerte  dhe mbrëmje të ndryshme janë së bashku.

Kënga e fundit e Getinjos titullohet është “Selfmade”, të cilën e ka publikuar në muajin prill. Ndërsa, reperi ferizajas paralajmëroi një projekt të ri muzikor, që sipas tij do të publikohet së shpejti./21Media