Mozzik publikon një fotografi të ëmbël nga fëmijëria

Mozzik publikon një fotografi të ëmbël nga fëmijëria

Në familjen e dy reperëve Mozzik dhe Getinjo sot ka festë, ky i fundit feston ditëlindjen.

Getinjo mbush 27 vjet dhe ai ka pranuar urime nga fansat e tij , por nuk ka munguar edhe një special nga vëllai Mozzik, i cili ka zgjedhur ta publikojë një fotografi nga fëmijëria e tyre, shkruan rtv21.tv.

“Urime datëlindja vllau jem Getinjo të priftë e mbara për shumë vite tjera ,me suksese e shëndet së bashku 🙏♥🥇 2 € LIFE”, ka shkruar Mozzik.

Ndërkohë që edhe në storie Mozzik ka publikuar një fotografi teksa po bisedonte me telefon me Getinjon. “Dashuria e vëllait”, është mbishkrimi që ka lënë ai.

Duket qartë se vëllëzërit kanë ruajtur raporte të mira qysh nga fëmijëria, por përveç lidhja e gjakut ata i bashkon edhe profesioni i njëjtë, e duan repin, shkruajnë tekste dhe që të dy janë shumë të dashur publikun./21Media