Projekti i dytë për vitin 2019

Projekti i dytë për vitin 2019

Rep-artisti i njohur shqiptar, Getinjo ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Selfmade” dhe është shoqëruar edhe me videoklip, përcjellë rtv21.tv

Për instrumentalin e këngës është përkujdesur MJProdGee, ndërsa për videoklipin, N’PIK Creative.

Ky është projekti i dytë i artistit për vitin 2019 dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Sillet” është kënga e fundit e artistit që është publikuar më 22 janar dhe që deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube./21Media