Brenda festës së vajzës së këngëtarit

Brenda festës së vajzës së këngëtarit

Mbrëmja e djeshme e gjeti familjen Ferati duke festuar si kurrë më parë. Ata fejuan vajzën e tyre të vetme, Argjendën.

Kjo e fundit ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga festa e fejesës, ku shfaqet e lumtur pranë partnerit dhe familjarëve, shkruan rtv21.tv

Të lumtur shihen edhe këngëtari Mahmut Ferati së bashku me bashkëshorten e tij, të cilët dhe dukeshin mjaftë elegant me veshjet që kishin përzgjedhur për këtë festë të rëndësishme.

Kujtojmë se Mahmut Ferati u bë i dashur për adhuruesit e muzikës së tij me këngët “Loti në faqe”, “Shko” dhe “Ka çel trëndafili”, ku pjesë e videoklipit të saj janë dhe dy fëmijët e këngëtarit./21Media