Kjo ngjarje ka ndryshuar jetën e artistëve 

Kjo ngjarje ka ndryshuar jetën e artistëve 

Bashkëshortja e këngëtarit kanadez Michael Buble, Luisana Lopilato ka thyer heshtjen për herë të parë që kur djali i saj Noah nisi betejenë me kancerin.

Në një konferencë për media, aktorja foli për herë të parë që kur familja u kthye në Argjentinë pasi ndoqën kemioterapinë 4-mujore të djalit në Los Angeles.

Ajo falenderoi doktorët, adhuruesit dhe producentin e filmit të saj të ri, i cili ndaloi xhirimet në mënyrë që ajo të ishte pranë djalit të saj.

“Falë Zotit, djali im është mirë. Kur ndodhin gjëra të tilla në jetën tonë, t’i ndryshon jetën tënde. Na ndodhi neve. Tani e vlerësoj jetën më shumë, të tanishmen dhe të sotmen. Dua të falenderoj njerëzit për mbështetjen e tyre, lutjet dhe dashurinë e tyre”, ka thënë Lopilato.

Noah 3 vjeçar u diagnostikua me kancer në mëlçi dhe iu nënshtrua një trajtimi intensiv disa muaj më parë./21Media