Dreni sot mbushi 3 vjet

Dreni sot mbushi 3 vjet

Sot në shtëpinë e moderatores së njohur, Myrvete Qerkezit ka festë. Kjo për faktin se djali i Myrvetes, Dreni sot feston ditëlindjen e tretë, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes së djalit, moderatorja po merr urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.

Për tre vjetorin e lindjes së djalit, Myrvetja organizoi edhe festë, me ç’rast në rrjete sociale publikoi disa imazhe të bukura.

“Urime shpirti i shpirtit tem. Te deshiroje krejt te mirat e botes dhe te duam pafund o mrekulliii”, shkroi moderatorja e njohur, krahas imazheve të bukura me rastin e ditëlindjes së djalit.

Kujtojmë që, moderatorja Myrvete Qerkezi ka shumë vite që moderon emisionin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”, i cili transmetohet nga e hëna në të shtunën, nga ora 07:00 deri në orën 09:00 në RTV21./21Media